Feston edhe Teuta, “Ndihemi si kampionë”
Written by Mario NIKOLLI Sunday, 13 May 2012

KASTRIOTI 1
TEUTA 2
E shtunë, 12 Maj 2012, ora 17:00 në stadiumin “Kastrioti” të Krujës
Kastrioti: Halili, Caca (K.Nika 70`), Malakarne, Ognjatoviç, Vukomanoviç, Sekseni, Agolli, Alika (Pengili 55`), Sefa (Muçalli 46`), Caktoviç, Inkango
Trajner: Andera Marko
Teuta: Rizvani, Sheta, Osmani, Jakupi, Da Silva (Bakiasi 31`), Mancaku (Dosti 77`), Tahiri, Hyshmeri (Stafa 36`), Hoxha, Nika, Çota
Trajner: Hasan Lika
Nga Kruja, Mario NIKOLLI
Gjyqtarë: E.Sino, A.Lamçe, S.Zeko
Kartona të verdhë: K.Nika, Ognjatoviç, Cektoviç / Tahiri
Golat:
18` Çota u fut mjaft bukur në zonë, la një top mbrapa për Mancakun i cili gjuajti në drejtim të portës aty ku ishte Hyshmeri i cili me finte i ndryshoi drejtimin topit duke e dërguar në rrjetë
40` Cektoviç nga e djathta e Rizvanit, lëshoi një parabol duke e dërguar topin pas shpinës së portierit
47` Ognjatoviç shkaktoi një 11-metërsh në dëm të Tahirit. Mancaku e shndërroi atë në gol
E kishin deklaruar që do ishin të shumtë në qytetin e Krujës, por në të vërtetë numri i tyre nuk ishte edhe aq i madh. Gjithsesi tifozeria durrsake, e udhëhequr nga grupi “Djemtë e Detit” duhet vlerësuar për inicjativën që ka pasur gjatë gjithë sezonit. Marshimi i tyre nisi nga qyteti i Durrësit. Një autobus, i mbushur plot me tifozë, udhëhiqte autokolën prej disa makinash. ... vijon
Rikthehet Teuta!
Written by Fatmir Mëneri Sunday, 06 May 2012
Rikthehet Teuta! Europë e pretendente për sezonin e ardhshëm

Askush nuk besonte te ky grup por deri tani kanë “bërë shakanë e sezonit”, duke i lënë të gjithë në ankth. Edhe nëse gjërat përfundojnë kështu – dalin të dytët – ata janë rikthyer. Në Kupat e Europës dhe në hartën e rëndësishme të futbollit në vend. Kishin vite që nuk ishin kështu Në respekt të 90 minutave të fundit, duhet pritur. Ndaj, po të thuash: Mirë se u ktheve Teutë!, mund të duket si një “kapak që hun në hak”, kur në të vërtetë ende ka një shans: ngecja e Skënderbeut në Pogradec, shoqëruar me fitoren e durrsakëve në Krujë. vijon ...
Hasanbelliu: Gabuam vetë, por shpresojmë te ndonjë gabim i Skënderbeut
Written by Dritan Lundra Sunday, 06 May 2012

Moral i duhur, buzëqeshje dhe natyrisht shpresa për të qenë kampion. Ka qenë ky humori në klubin e Teutës, humor i cili natyrisht përcillet edhe nga presidenti Edmond Hasanbelliu. Shumëkush, i cili ka shpresuar një atmosferë të zymtë, pas barazimit me Kamzën, hamendja e ka gabuar. Kjo sepse batuta e parë e presidentit të skuadrës së Teutës është të çarmatos. “Ne kemi arritur atë objektiv që kishim vënë në fillim të sezonit, pra, të arrinim në Europë. vijon...
Page 1 of 7
Ndeshjet Kalendari
Klasifikimi i Skuadrave
| REND |
JAVA 25
|
PIKE |
|
1
|
SKENDERBEU
|
57 |
| 2 | TEUTA | 56 |
| 3 |
TIRANA
|
53 |
| 4 |
FLAMURTARI
|
46 |
| 5 | KASTRIOTI | 38 |
| 6 |
VLLAZNIA
|
35 |
| 7 | BYLIS
|
35 |
| 8 | LACI | 34 |
| 9 | SHKUMBINI
|
31 |
| 10 |
TOMORI
|
28 |
| 11 | KAMZA | 27 |
| 12 | APOLONIA
|
21 |
| 13 |
POGRADECI
|
19 |
| 14 | DINAMO | 13 |
Golshenuesit me te mire
RENDITJA - Java e 15° :
- Cota ( 5 gola )
- Sheta, ( 3 gola )
- Hyshmeri, Veliaj, Nika, ( 2 gola )
- Markovic, Mancaku, Jakupi, Osmani ( 1 gol )
Login Mod
Votoni me te mirin
Lajme speciale
Teuta ne aksion
Urime per ditelindjen Vlado!
Urime per mbrojtesin bregdetar Vlado Markovic qe sot feston ditelindjen. KF Teuta i uron fat dhe 100 vjec!
Lexo artikullin
Detaj i rendesishem
Video te javes








